Në kuadër të aksionit të ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare për të goditur paligjshmërinë në fushën e ndërtimit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë të ditur angazhimin e tij të plotë për të kontribuar në këtë përpjekje të përbashkët institucionale.

OSHEE thekson se ka forcuar kontrollet dhe nuk do të lejojë asnjë lidhje të re me rrjetin elektrik për ndërtimet që nuk përmbushin kriteret ligjore.

Sipas deklaratës zyrtare, vëmendje e veçantë do t’u kushtohet të gjitha kërkesave për lidhje të reja, duke synuar të shmangen çdo përpjekje për të anashkaluar ligjin.

OSHEE thekson qartë se nuk do të pranojë asnjë kërkesë për lidhje me energji elektrike të ndërtesave që nuk kanë leje ndërtimi ose që nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore të përcaktuara në lejet e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu