Ballina Aktualitet OSHEE aksion deri në male, kontroll në terren për vjedhjen e energjisë

OSHEE aksion deri në male, kontroll në terren për vjedhjen e energjisë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) vijon aksionet për evidentimin e vjedhjes së energjisë elektrike në rang vendi.

Strukturat e verifikimit dhe matjes të OSSH Shkodër, proceduan në polici 5 subjekte, të cilat furnizoheshin me linjë jashtë matjes.

“Nga kontrollet e ushtruara në këto subjekte, u konstatua se furnizoheshin me linjë jashtë matjes. Në prani të forcave të rendit, u procedua me provat dhe procesverbalin përkatës”, bën të ditur OSHEE. OSSH thotë se ka intensifikuar kontrollet në terren, me qëllim reduktimin e humbjeve dhe disiplinimin e abonentëve.

OSSH i bën thirrje abonentëve të distancohen nga abuzimi me energjinë elektrike dhe të denoncojnë çdo rast.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks