Një mbrëmje magjike ku publiku shkodran shijoi për herë të parë një përformancë krejt ndryshe. E rikthyer pas 32 vitesh, Orkestra Simfonike e këtij qytetit koncertin e saj të dytë përpara publikut e pati me artistin nga Kosova Dren Abazi.


Përzgjedhja artistike për të përmbyllur festimet e ditës së luleve në Shkodër ishte e veçantë pasi në skenën e hapur u ngjiten mbi 90 instrumentistë. Hitet e tij por edhe këngë të njohura shkodrane, u interpretuan bashkë me publikun nga artisti Dren Abazi dhe kori polifonik “Prenkë Jakova”.

“E mbrëmshmja ishte një nga netët më të veçanta dhe që do të mbahet mend gjatë nga publiku i Shkodrës. Përjetuam një natë magjike nën interpretimin e formacionit të Orkestrës Simfonike të Shkodrës dhe artistit Dren Abazi, në një nga koncertet më unike që është realizuar ndonjëherë në Shqipëri. Mbi 90 artistë në një skenë të hapur dhe një publik që kishte tejmbushur sheshin përpara Bashkisë Shkodër, dëshmuan edhe njëherë tjetër se arti dhe kultura në qytetin tonë i kanë rrënjët e forta dhe që aq bukur tradita ju trashëgohet brezave.Faleminderit artistëve dhe publikut të dashur për magjinë e kësaj nate! tha Spahia”.

Koncerti në fjalë i mbajtur në pedonalen e Shkodrës erdhi nën kujdesin e bashkisë së këtij qytetit dhe kryetarit Bardh Spahia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu