Ballina Politike Opozita proteston nesër, Rama vizitë zyrtare të martën në Turqi, pritet të...

Opozita proteston nesër, Rama vizitë zyrtare të martën në Turqi, pritet të takohet me Erdogan 

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë paraditen e së martës në një vizitë zyrtare të Turqi. Top Channel raporton se në Ankara kryeministri do të pritet prej atij që e quan ‘mik personal’, presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Pritet edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve, përmbajtja e të cilave nuk bëhet ende publike.

Kryeministri shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i punëve të Jashtme Igli Hasani.

Kryeministri Rama gjatë tre mandateve qeverisëse çdo vit ka qenë një vizitor i rregullt në Turqi.

Ndërkohë Presidenti Recep Tayyip Erdoğan vizitoi vendin tonë në 17 Janar 2022 ku edhe inaguroi apartament e reja në Laç dhuratë e Turqisë pas tërmetit shkatërrues në vendin tonë. 

Kujtojmë që nesër, pra të martën opozita do zhvillojë një protestë përpara kryeministrisë në orën 17:30.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks