Pas mbylljes së pjesës së parë të seancës së sotme parlamentare, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në X. Rama ironizoi duke përmendur ministren e krijuar përmes Inteligjencës Artificale Diell, duke thënë se pasi pa Parlamentin sot, ajo tha “Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra”.

Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha:

Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! “Si i bëhet e pyeta”, shkroi Rama, ndërsa shtoi se Diella iu përgjigj “kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon”.

Kujtojmë se pak momente më parë opozita protestoi rreth foltores ku u vendos kryedemokrati Sali Berisha, ndërsa më pas seanca përfundoi me miratimin e komisionit të verifikimit të mandateve pavarësisht kontestimit të PD.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu