Nje dite pas votimit ne keshillin bashkiak te buxhetit per vitin 2024 dhe atij afatmesem 2024-2026, ka reaguar ne lidhje me qendrimet e opozites, keshilltarja dhe njeheresh kryetarja e komisionit te financave Alma Mehmetaj. Ne rrjetin e saj social ajo shkruan:
Statusi i plote:
Demokracia është zëri i njerëzve në veprim,është zëri i atyre që kanë diçka për të thënë edhe në rastin e Këshillit Bashkiak Shkodër, por gjithmonë me prioritet interesin e qytetarëve .
Më vjen keq kur këshilltare koleg nuk bëjnë diskutime për politika por për politikë!
Këshilli ka miratuar ditën e djeshme me 31 vota pro dhe 12 vota kundër projektbuxhetin për vitin 2024 dhe PBA 2024-2026.
Si kryetare e Komisionit të Financave, Buxhetit dhe Aseteve publike, si anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër mendoj që ky buxhet e sheh Shkodrën si një qendër të rëndësishme rajonale dhe kombëtare e mbi të gjitha adresohen problematikat e qytetareve.
Në mbyllje të këtij viti Shkodra mori vëmendjen e duhur dhe e pret një vit i ri me më shumë investime.
Kurrsesi nuk mund të votohet kundër zhvillimit të ketij qyteti!






