Ballina Kronike Operacioni policor “Vukpalaj”, pranga 44 vjeçarit

Operacioni policor “Vukpalaj”, pranga 44 vjeçarit

Shkodër/Vijon operacioni policor anticannabis i koduar “Vukpalaj”.

Bashkautor për kultivimin e 116 bimëve narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga Policia, më datë 2 qershor, kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari i shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit “Vukpalaj” u arrestua autori tjetër i kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor anticannabis të koduar “Vukpalaj”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Artan Kalaj, 44 vjeç.

44-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin P. K., të arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Vukpalaj”, të zhvilluar më datë 02.06.2023, kishin kultivuar në territorin e fshatit Vukpalaj, Malësi e Madhe, 116 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga Policia, nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks