Ballina Kronike Operacioni policor “Bratosh”, arrestohet 29 vjeçari i shpallur në kërkim. Ju gjeten...

Operacioni policor “Bratosh”, arrestohet 29 vjeçari i shpallur në kërkim. Ju gjeten 13 kg kanabis

Malësi e Madhe/Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Bratosh”.

Kishte përshtatur një ambient, në afërsi të banesës së tij, për tharjen e bimëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari i shpallur në kërkim ditën e djeshme.

Dje, gjatë operacionit, u arrestua bashkëshortja e 29-vjeçarit dhe u sekuestruan 13 kg cannabis sativa, në trajta të ndryshme, në proces tharjeje.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, me qëllim ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim më datë 20.10.2023, në kuadër të operacionit policor anticannabis, të koduar “Bratosh”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kapën dhe ndaluan shtetasin A. V., 29 vjeç.

29-vjeçari dhe bashkëshortja e tij, e arrestuar ditën e djeshme, gjatë operacionit “Bratosh”, kishin përshtatur një ambient, në afërsi të banesës së tyre, për tharjen e bimëve narkotike cannabis sativa. Shërbimet e Policisë sekuestruan nga ky ambient, 13 kg bimë/lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në trajta të ndryshme, në proces tharjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks