Vijon operacioni policor i koduar “Neonët 6”, ndalohet një 49-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin H. M., 49 vjeç, për veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim; “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”, në bashkëpunim; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin A. V., 35 vjeç, për përshtatjen e një banese në lagjen “Ndoc Mazi”, për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Gjithashtu, nga kontrolli në banesën e shtetasit H. M., më datë 08.01.2025, u gjetë 1 pistoletë sportive pneumatike pa numër, municion luftarak dhe 1 automjet, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. S., 37 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi dje:
• në lagjen Guerile, shtetasi E. D., 26 vjeç, është konfliktuar me shtetasin A. K., 24 vjeç, për një borxh të dhënë, një shumë monetare që nuk ia ka kthyer;
• në Dobraç, dyshohet se për shkak të një defekti në motor ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetasit V. Th., 24 vjeç. Si pasojë, është djegur pjesërisht automjeti.
-Më datë 09.01.2026, ka kallëzuar shtetasi S. Gj., 62 vjeç, se i kanë vjedhur një armë gjahu çifte, të cilën e kishte me leje, si dhe një shumë parash, në banesën e tij, në fshatin Shtoj i Ri, gjatë kohës që ky shtetas ka qenë prej rreth dy muajsh në Gjermani. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






