Ballina Kronike Operacioni “Metamorfoza”/ Arrestohet një oficere e drejtorisë së kufirit (EMRI)

Operacioni “Metamorfoza”/ Arrestohet një oficere e drejtorisë së kufirit (EMRI)

J.B është oficerja e drejtorisë së kufirit që është vënë në prangat e policisë mbrëmjen e sotme, pas urdhrit të lëshuar nga SPAK.

SPAK ka arrestuar shefin e Krimeve të Komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni.

SPAK po zhvillon një aksion, ku ka lëshuar 11 urdhër-arreste të cilët akuzohen për disa akuza nga pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit.

Mësohet se mes të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie. Nga informacionet paraprake dyshohet se ky operacion është faza e dytë e operacionit Metamorfoza, i cili më parë ka zbardhur një sërë ngjarjesh kriminale ku u vunë në pranga disa efektivë policisë, biznesmenë, si dhe drejtues të policisë së shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks