Ballina Kronike Operacioni antidrogë në Vau Dejës, reagon policia. Zbardhen emrat e të arrestuarve

Operacioni antidrogë në Vau Dejës, reagon policia. Zbardhen emrat e të arrestuarve

Vau i Dejës/Kontrolle masive në të gjithë territorin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.  

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vigu”.  

Arrestohen në flagrancë babë e bir, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. 

Sekuestrohen 22 kg lëndë narkotike canabis sativa.  

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrolleve në terren, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vigu”.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

Mark Ndoja, 69 vjeç dhe Kole Ndoja, 31 vjeç, banues në Vau i Dejës, Shkodër (babë e bir).  

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi P.  L., 29 vjeç, banues në Vau i Dejës.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. N., në lagjen “Kinema”, Vau i Dejës, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 22 kilogramë kanabis, në proces tharjeje. 

Punohet për kapjen e shtetasit P. L. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks