Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin B. Z., 18 vjeç, banues në Shkodër, dhe një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë i gjetën 17-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike, kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërsa shtetasi B. Z. po drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin O. Ç., 39 vjeç, banues në Bajzë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për njoftim mbi faktin, pasi dje:
-në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, shtetasi F. V., 78 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar automjetin e tij, si pasojë e një manovre të gabuar, i ka ndërprerë rrugën automjetit me drejtues shtetasin S. C., 31 vjeç, banues në fshatin Leporosh. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi F. V.;

-referuan materialet në Prokurori, për shtetasen E.G, 56 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi
në bulevardin “Bujar Bishanaku”, automjeti që drejtohej nga shtetasja E. G, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. Q., 41 vjeçe, banuese në Shkodër. Shtetasja E. Q., është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër për kontroll mjeksor, pa probleme për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-E. S., 41 vjeç, banues në Laç, Kurbin, pasi ka dëmtuar derën e dhomës së zhveshjes së stadiumit “Reshit Rusi”, pas përfundimit të ndeshjes “Vllaznia U-15- Shënkolli U-15”, dhe nuk i është bindur forcave të policisë gjatë shoqërimit;

-A. F., 25 vjeç, dhe K. F., 28 vjeç (vëllezër), të dy banues në Shkodër, pasi janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me mjete të forta shtetasin Z. L., 33 vjeç, banues në Shkodër, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu