Një operacion i madh anti drogë mësohet se është duke u zhvilluar në vendin tonë këtë të martë.
Burimet thonë se aksioni ende në vijim është shtrirë në det dhe në tokë.
Policia Shqiptare në Bashkëpunim me Guardia DI Finanza dhe me ndihmën e DEA-s amerikane, sipas burimeve kanë goditur një grup kriminal të trafikut të drogës.
Burime thonë se ky grup kriminal e kishte bazën në fushë Kuqe të Kurbinit që merrej me trafikuan e kokainës dhe hashashit.
Mësohet se gjatë aksionit janë ndaluar disa persona dhe janë sekuestruar 4 gomone të pajisura me motorë të fuqishëm me qëllim transportin e drogës në det.
Një Velierë që do të trafikonte drogën mësohet se është djegur në det te hapur.
Për momentin policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera të përfshira në operacion nuk kanë dhënë detaje.
Të arrestuarit pjesë e një grupi me bazë në Fushë Kuqë, qe shkëmbente kanabis me heroine/kokaine. Mes të arrestuarve edhe shtetas të huaj.