Një operacion i madh antidrogë po zhvillohet në Tiranë dhe zona të tjera si Qerek, i nisur mbrëmjen e sotme (15 Nëntor).
Burimet bëjnë me dije se agjentët po kontrollet në Tiranë po ushtrohen në zonën e Kodrës së Diellit, për të goditur fenomenin e shpërndarjes së drogës, kryesisht kokainë. Raportohet për një laborator droge edhe në Qerek.
Disa agjenci ligjzbatuese marrin pjesë në aksion, teksa kontrollet i drejton Operacionalja në Policinë e Shtetit. Në krye të operacionit mësohet se qëndrojnë SPAK dhe autoritetet ligjzbatuese nga Spanja, për llogari të të cilëve po kryhet ky aksion. Ende nuk ka një reagim zyrtar mbi operacionin, por burimet thonë se bëhet fjalë për disa të arrestuar dhe shënjestër është goditja e trafikut ndërkombëtar të kokainës.