Mëngjesi i sotëm nuk ishte më i miri për Oltën, e cila për herë të parë nga hyrja e saj në shtëpinë e Big Brother shpërtheu në lot.

Sapo u zgjua dhe doli në oborr, ajo i tha Luizit dhe Valbonës se është zgjuar shumë e mërzitur.

Më pas, Olta i kërkoi Luizit t’i bënte asaj një kafe, ku nisi të fliste me Valbonën. Ajo i tha Valbonës se nuk arriti dot të shijonte surprizën e djalit, pasi ngriu e tëra dje në spektakël.

Ajo shtoi se nuk e shijoi surprizën, pavarësisht se u gëzua shumë kur e pa të voglin e saj.

“Nuk e di a dua të vazhdoj më”, ka thënë mes të tjerash aktorja e njohur.

Kjo gjendje e saj vjen për shkak edhe të disa prej banorëve të tjerë, për të cilët ajo është shprehur se ia kanë arritur qëllimit që ta nxjerrin nga vetja.

Që nga nisja e Big Brother VIP Albania, Olta njihet si një prej banoreve më të forta dhe të zhurmshme të edicionit të dytë të këtij sezoni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu