Kur e nisën këtë rrugëtim të tyrin afro 6 muaj më parë, përtej oqeanit, në amerikën e largët, ata nuk e kishin menduar se do të arrinin që në një kohë kaq të shkurtër do të rrembenin zemrat e shqiptarëve kudo në botë. Por pasioni dhe dëshira për të folur në gjuhën amë, e për të bashkëndarë eksperiencat e bukura, I bënë që në takimin e parë të vecantë e të dashur për të gjithë. Oda Podcast Michigan me Manjolën, Gjoanën dhe Markun, e krah tyre Elvisin u kthye në një pikë -takimi virtual, që flet dhe frymëzon, larg banalitetit, e në një misionin që nuk është aspak I lehtë. E kur ndodhemi në atmosferen e bukur të fundvitit, Oda Podcast zgjodhi që kartolinën e vet të urimit dhe falenderimit ndaj të gjithë shqiptarëve që I ndjekin dhe I mbështesin, ta bëjë në një formë të vecantë. Duke ju gjendur pranë atyre që kanë më shumë nevojë për dashuri, përkrahje dhe për tju treguar se nuk janë vetëm. Falë edhe mbeshtëtjes së miqve e dashamirësve që I ndjekin, ata për zgjodhen 3 intitucione të përkujdesit për të dhuruar. Shtëpinë e fëmijës, qëndrën e zhvillimit dhe shtëpinë e të moshuarve. Ky gjest solidari nuk është thjesht një dhurim material: është një rikujtim i fuqisë së komunitetit dhe i lidhjes së fortë që shqiptarët kudo në botë ruajnë me vendlindjen. Çdo kontribut i mbledhur përmes diasporës ka marrë formë në duar të vogla që presin mbështetje dhe në zemra të mëdha që meritojnë respekt. Festat janë më të bukura kur ndahen. Dhe këtë vit, falë zemrave të mira, janë ndarë me të gjithë. ODA Podcast falënderon me përulësi të gjithë kontribuesit që bënë të mundur këtë nismë dhe shpreh angazhimin për të vijuar misionin human, duke e kthyer festën në një arsye më shumë për të qenë pranë njëri-tjetrit.






