Ballina Sociale Nxënësit mësim në qiell të hapur në Shkodër/ Shkollës së fshatit i...

Nxënësit mësim në qiell të hapur në Shkodër/ Shkollës së fshatit i del pronari

Vitin e ri shkollor e kanë nisur duke zhvilluar mësim në oborrin e shkollës. Prej 3 ditësh nxënësit e shkollës në fshatin Mali Kolaj janë të detyruar t’i marrin dijet në kushte të vështira pasi bashkia Shkodër dhe pronari i godinës ku ndër vite është zhvilluar mësim, nuk kanë gjetur një marrëveshje për shfrytëzimin e kësaj hapësire. Zyra e Arsimit, iu ka ofruar si zgjidhje shkollen ne qënder të Velipojes por per prinderit distanca ëshë shume e larget për të dërguar cdo ditë fëmijët atje.

Furgoni nuk vjen në qender të fshatit për të marrë femijet dhe këta të fundit nuk pranojnë të ecin 5 km në kembë për të shkuar deri tek stacioni. Përballë kësaj situate të krijuar zgjidhjen është munduar ta gjejë në mënyrë provizore mësuesja Vera Dedi që po zhvillon mësim në qiell të hapur.

Edhe vete nxenesit duan rihapjen e shkolles se fshatit. 

Në fshatin Mali Kolaj vetem 20 km larg Shkodres, janë 16 nxenes të cilet me mbylljen e shkolles fillore, mesimin po e zhvillojnë në oborrin e shkollës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks