Sherret mes adoleshentëve vazhdojnë të jenë një problem tepër i madh në shoqërinë shqiptare. Një rast i tillë ka ndodhur edhe pranë gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë.
Pas përfundimit të mësimit nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” janë rrahur me njëri-tjetrin para shkollës. Nxënësit kanë goditur njëri-tjetrin me konet e rrugës, duke e shndërruar në sherr të dhunshëm.
Janë shoqëruar 6 persona deri tani nga policia.