Kjo është Nazmie Buci, 82 vjeçarja nga Shkodra e cila u godit fizikisht nga nusja e saj shtetasja Elmira Buci, 43 vjeçe. Nusja sipas dëshmisë e ka goditur vjehrrën me bastunin me të cilin lëviz e moshuara. Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasen Elmira Buci pas denoncimit të këtij rasti ndërsa e moshuara tregon se si u dhunua nga nusja.
Djali i 82 vjeçares, shtetasi Ylli Buci, 50 vjeç pasi erdhi nga puna as nuk e dërgoi në spital nënën e tij dhe as nuk lajmëroi policinë për të dënoncuar rastin por kritikoi të emën duke i thënë se pse ke bërë fjalë me nusen.
Ngjarja ndodhi para dy ditësh më 10 shtator ndërsa të nesërmen pasi e moshuara ka dalë jashtë, janë komshinjtë që pasi e kanë parë se në çfarë gjendje është kanë telefonuar policinë dhe ambulancën. Nazmie Buci nuk mundi të lajmërojë askend sepse nusja e saj i kishte thyer celularin.
Në fund 82 vjeçarja ka edhe një apel për gjitha nuset shqiptare.
Shtetasja Nazmie Buci e cila mori mjekim në spital dy ditë pasi u dhunua dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën jetonte prej afro 5 vitesh me djalin dhe nusen. Efektivët vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti të dhunës në familje.