Ballina Aktualitet Nuk ndalen hakerat, publikojnë hyrje-daljet në sistemin TIMS të kreut të SHISH

Nuk ndalen hakerat, publikojnë hyrje-daljet në sistemin TIMS të kreut të SHISH

Hakerat nuk ndalen me publikimin e të dhënave. Mbrëmjen e sotme faqja Homeland Justiceka publikuar të dhënat dhe hyrje-daljet në sistemin TIMS të kreut të SHISH, Helidon Bendo.

Publikimi i sotëm vjen dy ditë pasi Homeland Justice publikoi të dhënat e radhës të titulluar “numrat e telefonit të shqiptarëve”.

Tashmë në rrjet mund të gjesh mijëra numra telefoni të shtetasve shqiptarë, emër, mbiemër, si dhe numrat e kartave të identitetit.

Hakerat thonë se shkak i sulmit është mbështetja për muxhahedinët që po strehohen në kampin e MEK në Manëz.

Më herët hakerat publikuan lista të tjera, të cilat kishin në shënjestër punonjës të Policisë së Shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks