Ballina Sport Nuk mjafton dopieta e Kaçubelës, Tërbuni barazon me Sopotin

Nuk mjafton dopieta e Kaçubelës, Tërbuni barazon me Sopotin

Edhe pse kishte avantazhin e dy golave deri në minutën e 82-të, Tërbuni nuk ja doli të marrë fitoren në Librazhd përballë Sopotit. Vendasve ju mjaftuan vetëm 8 minuta që të barazonin 2-2.  Ishte sulmuesi shkodran i pukjanëve Vildan Kaçubela ai që ka zhbllokuar rezultatin që në minutën e 10-të të tij dhe me këtë gol do të mbyllej pjesa e parë. Në fraksionin e dytë  ishte sërish Kaçubela që në minutën e 78-të do të shënonte edhe golin e dytë duke krijuar bindjen se Tërbuni do ta fitonte takimin në fjale, por nuk ndodhi kështu. Në minutën e 83-të librazhdasit do të ngushtonin shifrat me anë të futbollistit Spahiu dhe në minutën e 87-të do të ishte Mirel Çota që do të barazonte shifrat. Me nga një pikë të marrë në këtë përballje, dy ekipet ruajnë të njëjtat pozita në renditje. Sopoti me 17 pikë mban vendin e katërt, ndërsa Tërbuni me 15 pikë rënditet i pesti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks