Bekim Balaj, me një hat-trick fantastik ndaj Skënderbeut në Korçë, meriton plotësisht titullin “Lojtari i Ndeshjes”. Sulmuesi i Vllaznisë shkëlqeu duke shënuar tre gola, plus një tjetër që u anulua. Kjo paraqitje e shkëlqyer e solli për herë të parë tre gola me fanellën e Vllaznisë, një stimulim i madh për të. Balaj theksoi se për të, trofetë që mund të fitojë me Vllazninë janë më të rëndësishëm se çmimet individuale si “Topi i Artë” apo “Këpuca e Artë”.

“Duhet ta thaj pak topin që ta firmos, se për fat të keq ishte e lagur fusha. I lumtur për fitoren në radhë të parë. Më vjen mirë për këtë 3-golësh dhe për fitoren me Vllazninë. Kemi pasur mungesa dhe vështirësi, por i kaluam dhe tani e kemi kthyer rezultatin pozitiv. Ne sulmuesit themi se porta shpesh na zvogëlohet. Të mbaj veshur fanellën e Vllaznisë, nuk ka stimul më të madh. Nuk e di se kush është fituesi i çmimeve individuale, por për mua është e rëndësishme të fitoj trofe me Vllazninë”, shprehet Balaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu