Një 41-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht pasi nuk deklaroi shumën e parave në hyrje të pikës kufitare të Morinës. Policia njofton se gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan  13 420 euro.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar V. Z., 41 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në hyrje të RSH-së, gjatë kontrollit fizik shtetasit V. Z., shërbimet e Policisë i gjetën 13 420 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu