Klinika private ‘International Medicare’, pjesë e ‘Sante Plus Group’ është bllokuar në Tiranë, pasi nuk deklaroi 1 mln € fitime për 1 vit, 2024-2025. Pas hetimeve disamujore të Krimit ekonomik në  bashkëpunim me Policinë e Tiranës bëhet me dije se klinika përveçse nuk kishte deklaruar fitimet gjatë kësaj kohe,  shërbimet spitalore kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim. Në kkinikë pesë punonjës ishin të pasiguruar.

Gjatë këtij operacioni në pranga ka rënë administratori i spitalit privat Edmond Zaja, ndërsa në kërkim janë shpallur 2 bashkaksionerët, njëri prej tyre 45 vjeçari turk Bilal Kara dhe 45-vjeçarja, Geriana Arapi. Gjatë kontrolleve të kryera blutë sekuestruan 100 blloqe me mandate të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara të skaduara dhe 6 njësi kompjuterike.

Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Bilanci”. Si rezultat i administrimit disamujor të një informacioni të siguruar në rrugë policore, dokumentohen krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit, të kryera për llogari të një spitali privat në Zog të Zi.

Nga hetimet dhe kontrollet rezultoi se:
-subjekti nuk kishte deklaruar fitime me vlerë mbi 1 000 000 euro, gjatë periudhës 2024-2025;

-shërbimet spitalore në këtë subjekt kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim;
-në këtë subjekt punonin shtetas të pasiguruar.

Bllokohet subjekti.

Arrestohet administratori i spitalit privat.
Shpallen në kërkim 2 bashkaksionerët.

Sekuestrohen 100 blloqe me mandate të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara të skaduara dhe 6 njësi kompjuterike. Gjatë operacionit “Bilanci”, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan administratorin e spitalit, shtetasin E. Z., 62 vjeç, si dhe shpallën në kërkim bashkaksionerët e subjektit, shtetasin turk B. K., 45 vjeç dhe shtetasen shqiptare G. A., 32 vjeçe. Gjatë periudhës hetimore disamujore, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe nga kontrollet në subjekt, u konstatua se nëpërmjet lëshimit të faturave të pafiskalizuara, ishte kryer evazion fiskal me vlerë mbi 1 000 000 euro. Gjithashtu, në spital përdoreshin medikamente të dyshuara të kontrabanduara, të ndaluara për përdorim, nga autoritetet kompetente, si dhe ishin punësuar pa u siguruar, 5 shtetas. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për provimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu