Ka marrë fund në shkallët e gjyqësorit procesi ndaj noteres shkodrane Majlinda Dibra, ku është rrëzuar akuza e ngritur ndaj saj për shpërdorim detyre. Si gjykata e shkallës së parë ashtu edhe ajo e apelit kanë hedhur poshtë pretendimet e familjes që kishte bërë padinë ndaj noteres, ndërsa hetimet e kryera nuk kanë gjetur asnjë shkelje të kryer nga zyra noteriale gjatë kryerjes së veprimeve mbi dokumentacionin e familjes që ka ngritur alibinë. Duke e cilësuar të paligjshëm ndalimin e kryer në vitin 2018 nga policia dhe prokuroria, gjykata ka vlerësuar se në rastin konkret plotësohen kushtet dhe kriteret ligjore që paditësja Majlinda Dibra të përfitojë edhe kompensim për burgim të padrejte, pasi ka qëndruar në paraburgim per një periudhe prej 13 ditësh. Në përfundim te shqyrtimit të kërkesës eshtë vendosur pushimi i çeshtjes penale ne ngarkim të personit nën hetim. E gjendur përballë këtyre akuzave të pabaza të ngritura ndaj emrit të saj dhe demtimit të imazhit që ju bë me publikimin në media të rastit dhe veprimeve që pasuan ndaj zyrës noteriale, noterja Dibra ka vendosur që betejën e saj ligjore për pastrimin e figurës ta çojë më tej duke kërkuar dëmshpërblim për arrestimin dhe ditët e qëndrimit në paraburgim. Shumën e përfituar prej këtij dëmshpërblimi të çelur ndaj Ministrise së Financave dhe Degës së Thesarit, ajo ka vendosur ta japë për bamirësi. Gjykata në vendimin e saj që tashmë kemi siguruar, ka vendosur që Majlinda Dibra duhet kompensuar në masën 2000 lekë për çdo ditë paraburgim. Në kushtet kur paditësja Majlinda Dibra ka qëndruar ne paraburgim për një periudhe prej 13 ditesh (22.03.2018-04.04.2018), ku shuma totale e kompensimit qe duhet të marë paditesi sipas ligjit Nr.9381/2005, eshtë (2000 lekë x 13 ditë) = 26.000 (njëzet e gjashtëmije) Lekë. Beteja ligjore e fituar prej noteres Dibra është edhe njëherë tjetër dëshmia më e mirë se si institucionet e drejtësisë, qofshin ato prokurori, polici etj, nuk duhet të nxitojnë me arrestime e shoë mediatik, por të hetojnë çeshtjet me themel e më pas të veprojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu