Ballina Bota Nota verbale ndaj Britanisë, ministri britanik për deklaratën ndaj shqiptarëve: Nuk pendohem

Nota verbale ndaj Britanisë, ministri britanik për deklaratën ndaj shqiptarëve: Nuk pendohem

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 01: Minister of State Robert Jenrick leaves a Cabinet Meeting at 10 Downing Street on November 1, 2022 in London, England. It was the second meeting of Rishi Sunak's cabinet since he assumed the role of prime minister last week. (Photo by Leon Neal/Getty Images)

Vetëm dy ditë pasi Shqipëria i dorëzoi notë verbale Britanisë së Madhe për gjuhën e përdorur nga ministri britanik Robert Jenrik kundër emigrantëve shqiptarë, ky i fundit duket që nuk është penduar.  Në një intervistë për mediat britanike, ministri i emigracionit deklaroi se ai thjeshtë po bene punën e tij, duke punuar në mënyrë “konstruktive” me qeverinë shqiptare.

 “Nuk jam penduar për videon, është e rëndësishme që të punojmë në mënyrë konstruktive me qeverinë shqiptare, ashtu siç jemi duke bërë. Duhet të jemi në gjendje të dallojmë diasporën shqiptare, të cilën ne e respektojmë dhe dëshirojmë të punojmë sa më afër, shtetasit britanikë që janë me origjinë shqiptare dhe ata që zgjedhin të vijnë këtu legalisht me gomone.”

I pyetur nga prezantuesi nëse deklarata e tij, ku ai bënte thirrje “për të kapur shqiptarët, për t’i ndaluar ata, për t’i vendosur në avionë e për t’i kthyer mbrapsht”, ishin pjesë të komunikimeve zyrtare të londrës me Tiranën, Jenrick u përgjigj:

“Ajo që është thelbësore këtu është që ata individë që vijnë këtu ilegalisht të hiqen zyrtarisht nga oficerët e mi të zbatimit të imigracionit dhe të kthehen në vendet e tyre.Është absolutisht e drejtë që qeveria të ketë një ë qëndrim shumë të fortë në lidhje me këtë. Në vumë re një numër shumë të lartë të shqiptarëve që erdhën ilegalisht. Shqipëria është një vend i sigurt!”

Ministri britanik tha se zhvillimet e fundit nuk do ta pengojnë atë që të vazhdojë punën e tij për debimin e emigrantëve. Megjithatë prezantuesi i emizionit, Nick Ferrari, dënoi gjuhën disktiminuese:

”Unë nuk dua të zgjatem duke ju kundërshtuar, por po e mbyll thjesht duke thënë një gjë. Ka një notë verbale ndaj Britanisë nga ana e Shqipërisë dhe kjo, qartësisht tregon se ata nuk e mendojnë se është një bashkëpunim konstruktiv.”

Ministri i Shtetit britanik për Emigracionin, Robert Jenrick, disa ditë më parë publikoi një video ku shfaqej  në qendrat për “kthimin e emigrantëve”, ku u ka bërë thirrje të gjithë autoriteteve britanike, që të “gjejnë shqiptarët, t’i arrestojnë ata”. Mbi këtë, ka reaguar ministrja shqiptare për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e ka cilësuar deklaratën shokuese. Pas kësaj xhacka thirri në takim ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King Smith, ku i dorëzoi “Notë Verbale”. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks