Mediat britanike kanë publikuar ditën e hënë një artikull sipas të cilin një operacion sekret për ndalimin e bosëve kriminelë shqiptarë që veprojnë në Britani i koduar “ Crime State Nexus” ka nisur prej disa kohësh nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Projekti i nisur nga zyrtarë në Ministrinë e Jashtme dhe të Brendshme ka si synim për të ekspozuar dhe vënë në shënjestër politikanët e korruptuar në Ballkan të lidhur me krimin e organizuar.

Detajet e operacionit u zbuluan në dokumentet gjyqësore të qeverisë, në lidhje me një betejë ligjore mbi vendim për të ndaluar hyrjen në Britani të ish-kryeministrit Sali Berisha. Bandat shqiptare u përshkruan në dokumentet ligjore si një ‘kërcënim akut’ për Britaninë pasi janë  ‘shumë të përhapura në krimin e organizuar nëpërmjet përfshirjes së tyre në tregtinë e kokainës, kontrabandës së njerëzve dhe prostitucionit”. Gazetat citojnë gjithashtu se të dhënat tregojnë se shqiptarët janë kombësia më e madhe e huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Britania e Madhe i ndaloi hyrjen në vend të ish-presidentit shqiptar Sali Berisha në korrik të vitit 2022, vendim të cilin ai e apeloi në Komisionin Special të Apelit të Emigracionit në Londër. Komisioni do të shprehet për këtë çështje muajin e ardhshëm.

Dokumentet në lidhje me ankesën pretendojnë se lidhjet midis politikës dhe krimit në Shqipëri krijojnë një mjedis lejues në të cilin kriminelët dhe bandat e krimit të organizuar mund të veprojnë dhe të përfitojnë nga mbrojtja politike e politikanëve të korruptuar. Gazetat britanike thonë gjithashtu se mbrojtja politike u jep bandave më shumë mundësi për të pastruar paratë dhe do të thotë që Shqipëria mund të përdoret si një strehë e sigurt nga e cila mund të operojnë.

Projekti Crime State Nexus përpiqet të marrë masa kundër personave të ekspozuar politikisht në Shqipëri, që mund të përfshijë ndalimin e tyre nga Britania. Prandaj, qëllimi themelor është prishja e lidhjeve ndërmjet politikës, biznesit dhe aktivitetit të paligjshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu