Pas Kavajës, kryeministri Edi Rama është ndalur në Rrogozhinë në kuadër të fushatës zgjedhore për 14 Majin. Në takimin me qytetarët, kreu i qeverisë nuk kurseu ironinë ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës për koalicionin e tyre “Bashkë Fitojmë”, teksa tha se as emër nuk kanë në fletën e votimit.

“Si kuptoj disa demokratë. Mund të jesh demokrat me ne por jo me ata. Ça demokratësh janë ata. Ata që të thonë rrena, ata që njëherë të thonë kjo është e ardhmja dhe pastaj ky është pengu. Ata sot kanë probleme që nuk i zgjidhin dot për veten e vet. Do të zgjidhin problemet e të tjerëve. 

Mund ta marrin për tifozllëk, për qejf, atë se nuk di ca quhet më ajo. Nuk kanë as emër në fletën e votimit. I fshihen njëri-tjetrit. Nuk vënë emrin. Bashkë Fitojmë por me kë? Nuk ka. Vulën ka kohë që e kishin humbur. Problemi është se iu ka humbur emri. Ça të vënë, njëri non grata për Amerikën dhe tjetri non grata për demokratët.“, u shpreh Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu