Kandidatët e Partisë e Lirisë do të jenë pjesë e primareve të PD-së.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte në një takim me kryetarin e Patrisë Demokratike Sali Berisha dhe doli optimist nga ky takim.
Ilir Meta: Jemi në një sintoni të plotë. Kryetari i ardhshëm i bashkisë, i opozitës së vërtetë, që do të triumfojë dhe kryetari i ardhshëm i Këshillit të Bashkisë, parlamentit të Tiranës do të bëjë një spektakël të jashtëzakonshëm në pak muaj.
Do të ketë PL kandidat në primare?
Ilir Meta: PL respekton primaret, është një risi e jashtëzakonshme. Kemin kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces. Kudo ku ne kemi kandidatë të cilët premtojnë për komunitetin e tyre do ti përfshijmë në primare të përbashkëta me PD dhe partitë tjera të opozitës.Po kështu është e rëndësishme të respektojnë njëri-tjetrin, përndryshe cilido që shfrytëzon primaret për të dëmtuar kandidatët e tjerë e jo për të shpalosur vizionin e tij të opozitës për bashkinë të përjashtohet nga gara.
Në një komunikim për media pas takimit me kreun e PD-së Sali Berisha në selinë blu, kryetari i PL-së Ilir Meta deklaroi se ka propozuar një emër për Parlamentin e Tiranës që z. Berisha e priti me kënaqësi.
“Është superpolitikan”, tha Meta.
Ilir Meta: I kam propozuar një emër z. Berisha për kryetar të Parlamentit të Tiranës të cilin ai e priti me shumë kënaqësi. E të jeni i sigurt se Parlamenti i ardhshëm i Tiranës do të jetë institucioni më i rëndësishëm deri në Parlamentin e ri të Shqipërisë.
Emrin do ta mësoni shumë shpejt. Është superpolitikan. Duhet të dini diçka. Çdo ditë të hënë do të ketë Këshill bashkiak të Tiranës për të dëgjuar qytetarët.






