Kryetari i Bashkise Shkoder Benet Beci paralajmeron nje projektrregullore qe do te sherbeje per ndeshkimin e paligjshmerise ne qytet. Ajo do te paraqitet per miratim ne keshillin bashkiak raporton newspower.al.

Statusi i Benet Becit:

Të nderuar bashkëqytetarë,

Në komunikimet tona të përditshme drejtpërdrejt, apo edhe përmes rrjeteve sociale, ju shpreheni shpesh se nevoja për rregull është e ngutshme. Janë të shumta rastet kur vetë ju denonconi shkeljet e disa individëve apo edhe institucioneve e bizneseve që dëmtojnë hapësirat e përbashkëta. Dua t’ju falenderoj sinqerisht për kontributin tuaj.
Kam dëshirë t’ju njoftoj se
krahas punës në terren pēr pastrimin, lirimin e hapësirave publike e zgjidhjen e problematikave të tjera, po punojmë edhe per hartimin e një rregulloreje mbi bazën ligjore, për shtimin e masave administrative që duhet të aplikohen ndaj të gjitha rasteve të shkeljeve ligjore, si nga ana e subjekteve ashtu edhe qytetarëve.
Projektrregullorja që po hartohet nga komisioni i ngritur për këtë qëllim, do të paraqitet për miratim në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak.
Çdo kundravajtje me ligjet e rregullat, do të ndëshkohet me forcën e ligjit.
Shkodra do të kthehet patjetër aty ku i ka hije. Bashkë do ta bëjmë këtë patjetër!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu