Bashkia Shkodër do të nisë së shpejti në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Ministrinë e Mbrojtjes, një projekt në fushën e sigurisë. Lajmin e ka bërë publik vetë kryetari i bashkisë Bardh Spahia, i cili në rrjetin e tij social facebook shkruan:
Në një takim me përfaqësues të 🇺🇸Departamentit Amerikan të Shtetit, Jeffrey Ingram si dhe me përfaqësues të Forcave te Armatosura të RSH🇦🇱,
Kolonel Altin Gjetaj Major Edison Kaja, diskutuam në lidhje me një projekt të përbashkët midis Bashkisë së Shkodrës, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ambasadës Amerikane, i cili do të nisë së shpejti nga zbatimi.
Bashkëpunimi në fushën ushtarake midis Shqipërisë dhe SHBA është një histori suksesi, mjaft intensive dhe shumë dimensionale






