Ballina Aktualitet Një lule u vyshk pa çelur ende! Ndahet nga jeta nxënësi i...

Një lule u vyshk pa çelur ende! Ndahet nga jeta nxënësi i shkollës Postribë

Dhimbje, trishtim dhe lote per shkollen tone ne kete dite me diell!
Se dielli nuk do te shndrise me per ty Beqir, nxenesi yne i dashur i klases se 10 B qe u ndave nga jeta krejt papritur.
Nje lule u vyshk pa celur ende!
Shume endrra kishte Beqiri dhe u keputen ne mes.
Prinderit, pavaresisht veshtiresive ekonomike, donin ta shkollonin dhe t’i plotesonin deshiren qe te mbaronte gjimnazin dhe me pas te merrte nje profesion. Beqiri ishte djali i madh i nje familje te madhe dhe donte te ndihmonte prinderit ne te ardhmen, por mbeten vetem endrra deshirat e tij.
Beqiri bente nje sakrifice shume te madhe per te ardhur ne shkolle, 34 km udhetim ne dite dhe rruga ishte e veshtire.
E sot Beqiri nuk eshte me dhe banka e tij do te jete bosh me nje lule mbi te.
Jemi shume te trishtuar te gjithe nxenes, mesues, prinder dhe komuniteti i zones!
Do te na mungosh shume Beqir! Na le nje dhimbje te madhe dhe nuk do te harrojme kurre!
Ngushellime familjes!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks