Ballina Sociale Një jetë në kirurgji, dy infermierët shkodran në pension

Një jetë në kirurgji, dy infermierët shkodran në pension

Pas 41 vitesh punë Idriz Troshani dhe Vasilika Sterkaj janë dy infermierët në repartin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës të cilët dolën në pension. Sindikata e shëndetësisë në Shkodër i dha një certifikatë mirënjohje dy infermierëve për kontributin e tyre.Dy infermierët tregojnë se si nisën punën në spital para 41 vitesh.

Momenti më i vështirë për dy infermierët është viti 1997’ kur u hapën depot e armëve dhe në spital shkonin me dhjetra të plagosur në ditë.

Idriz Troshani dhe Vasilika Sterkaj kujtojnë me respekt kirurgët që kontribuan për vite me radhë në spitalin e Shkodrës por edhe ata që janë aktualisht.

Një moment i paharruar është kur mbeti i vrarë doktor Zamir Shazi brenda spitalit të Shkodrës, ngjarje në të cilën Vasilika ishte prezente.

Në fund dy infermierët që tashmë do shijojnë vitet e pensionit i bëjnë thirrje brezit të ri të infermierëve që të mos largohen nga Shqipëria për të kontribuar për vendin e tyre.
Idriz Troshani dhe Vasilija Sterkaj janë dy infermier që i përkasin një plejade të artë infermierësh e mjekësh në spitalin e Shkodrës, traditë e cila vijon edhe në ditët e sotme./star+

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks