Ka nisur prej dy javësh të zbatohet në qytetin e Shkodrës projekti që synon ndërhyrjet rigjeneruese në blloqet e banimit – rikonstruksion fasadash. Projekti që bashkia Shkodër e ka përfituar dhe që financohet nga fondi shqiptar i zhvillimit, nis me pallatin “Kinez” në hyrje të pedonales së qytetit. Drejtuesi i zyrës Urbanistike Aljon Koçkiçi kërkon bashkëpunimin e bizneseve me qëllim që pallati të ketë unifikim. Projekti parashikon sistemim tarrace, veshje fasade dhe unifikim i njësive të biznesit. Puna për zbatimin e plote të projektit parashikohet të zgjasë 4 muaj.