Dy është numri i të plagosurve nga të shtënat me armë në Tiranë. Policia ka reaguar lidhur me të shtënat e regjistruara në lagjen “Don Bosko”, duke theksuar se janë plagosur Kastriot Elezi 45 vjec dhe Ronaldo Metushi 22 vjec, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, ende nuk dihet identiteti i autorëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu