Ballina Kronike Një i arrestuar dhe dy të proceduar nga policia e Shkodrës

Një i arrestuar dhe dy të proceduar nga policia e Shkodrës

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore ndaluan shtetasin F. L., 39 vjeç, banues në fshatin Malihebe, Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 30 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

Y. P., 35 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, pasi duke drejtuar një motorçikletë, ka humbur kontrollin dhe motorçikleta ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi Y. P., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

-Y. D., 36 vjeç, banues në fshatin Bruçaj, Shkodër, pasi mbrëmë, në segmentin rrugor “Vrakë-Koplik”, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar lehtë bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e tyre të mitur, pasagjerë në automjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks