Ballina Kronike Një efektiv policie i Shkodrës i përfshirë në shitje droge, AMP nis...

Një efektiv policie i Shkodrës i përfshirë në shitje droge, AMP nis hetimet

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet në lidhje me një grup kriminal që ka të bëjë me shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet.

Në fokus të hetimeve është një person, tashmë i arrestuar me origjinë nga Siria, por që ka edhe shtetësi shqiptare. AMP ka dyshime të forta se ky i fundit ka përfshirë në skemën e shpërndarjes të lëndëve narkotike edhe efektivë të policisë.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në hetim është përfshirë një efektiv i policisë, i cili aktualisht është në sektorin e antidrogës në Shkodër. Më përpara ka shërbyer në të njëjtin sektor në Tiranë. Efektivi, emri i të cilit nuk bëhet publik për shkak të hetimeve i ka dhënë automjetin e tij shtetasit sirian. AMP dyshon se automjeti është përdorur për transport të lëndës narkotike me qëllim shmangien e kontrolleve policore.

Agjencia e Mbikqyrjes Policore vijon hetimet për të zbardhur nëse ka efektivë të tjerë të përfshirë në këtë skemë kriminale. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks