Një ndalesë me vlerë të thellë shpirtërore dhe njerëzore u zhvillua në Qendrën Misionaret e Dashunisë Vllaznit Kontemplative Nënë Tereza në Bushat, ku kreu i Qarkut Shkodër Edmond Ndou u njoh nga afër me përkushtimin dhe veprimtarinë e jashtëzakonshme të kësaj qendre që prej më shumë se tri dekadash shërben si strehë dhe dritë shprese për shtresat në nevojë, kryesisht të sëmuret para dhe tetraplegjike.

Statusi i Ndout: 

Kur dashuria për tjetrin bëhet mision, lind një dritë që nuk shuhet asnjëherë!
Këtë ndjesi e përjetova gjatë vizitës në Qendrën Misionaret e Dashunisë Vllaznit Kontemplative Nënë Tereza, në Bushat. Një shtëpi e thjeshtë, por e mbushur me përkushtim të jashtëzakonshëm e dashuri të pakushtëzuar për më të dobtit. Prej më shumë se 30 vitesh, kjo qendër është kthyer në një rreze shprese për shtresat më në nevojë të kësaj zone, por edhe të ardhur nga zona të tjera të Shqipërisë. Ajo që nis si ndihmë materiale, shndërrohet në mbështetje shpirtërore, përkujdesje njerëzore dhe një ndjesi të fortë se askush nuk është vetëm. Vëllezërit kontemplativë, me përulësinë dhe përkushtimin e tyre, e bëjnë misionin e Nënë Terezës të jetojë përditë, duke shërbyer se bashku me stafin me një forcë që vjen vetëm nga besimi dhe dashuria për njeriun.
Si institucion i Qarkut Shkodër, jemi të vendosur të jemi pranë këtyre nismave të rralla, që nuk kërkojnë duartrokitje, por meritojnë çdo mbështetje. Sepse aty ku ka përkushtim të vërtetë, duhet të ketë edhe bashkëpunim e mbështetje konkrete. Kjo vizitë nuk ishte thjesht një ndalesë, por një kujtesë e fortë se të gjithë kemi në dorë të bëjmë më shumë për këta persona. Eshtë detyra jonë ta përforcojmë me çdo hap që hedhim këtë përkujdesje!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu