Ballina Aktualitet Nisin sot punimet për ndërtimin e Teatrit të Ri, policia rrethon zonën

Nisin sot punimet për ndërtimin e Teatrit të Ri, policia rrethon zonën

Nisin sot punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Forca të policisë kanë rrethuar teatrin ndërkohë  Në orën 10:30 pritet të jetë dhe kryeministri Edi Rama për të bërë dhe inagurimin e punimeve. Në Maj të 2020-es

Teatri Kombëtar u shemb pak orë pas mesnate mes protestave dhe dhunës ndaj artistëve dhe shoqërisë civile. Pak muaj para nisjes së fushatës elektorale, Bashkia e Tiranës shpalli fituesin e ndërtesës së re Agi Cons dhe Be-Is

është bashkimi i operatorëve që ka fituar prokurimin duke dhënë një ofertë prej rreth 1 miliardë e 840 milionë lekësh ose e përkthyer 

në 15 milion e 733 mijë eurosh. Por ajo çfarë të bën përshtypje është skualifikimi i tre kompanive një prej të cilave me një vlerë shumë më të ulët se fituesi dhe dy të tjerët pa dhënë asnjë ofertë. Open Data e renditi tenderin me flamur të kuq duke sinjalizuar mungesën e konkurrencës. Ndërsa epopeja e Teatrit Kombëtar mbetet ende në dyert e SPAK që ende nuk ka dhënë një mendim për shkeljet e konstatuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks