Zgjodhi universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, që të bënte të parën dalje publike jashtë Tirane, si ministre e arsimit. Mirela Kumbaro ndërsa uroi nisjen e vitit të ri akademik 2025-2026, foli për sfidat e reja që ka përpara ky sektor raporton newspower.al, ku kyç është profilizimi dhe hartimi i një ligji të ri për arsimin e lartë.
Rektori i universitetit të Shkodrës, prof.dr Tonin Gjuraj u ndal në 4 shtyllat kryesore që i cilësoi prioritare për institucionin që drejton, i cili ka hyrë në vitin e 70 të egzistencës, raporton newspower.al. Hapja e një kapitulli të ri, rritja e cilësisë në mësimdhënie me studentin në qëndër, profilizimi, lufta ndaj korrupsionit dhe investimet në infrastrukturë.
E pyetur nga mediat, ministrja Kumbaro premtoi se shumë shpejt do të ketë lajme të reja për këtë universitet.
Deri në këtë fazë citon newspower.al sipas ministrisë së arsimit, 19 mije e 671 studentë janë regjistruar për herë të parë në universitetet shqiptare. Ndërkohë në universitetin e Shkodrës janë afro 880 regjistrime deri më tani./newspower.al