Ballina Aktualitet Nis sot shpërndarja e teksteve falas nga klasa e parë në të...

Nis sot shpërndarja e teksteve falas nga klasa e parë në të tretën, Rama: Konkretizim i mbështetjes së qeverisë

Nis sot shpërndarja e teksteve falas nga klasa e parë në të tretën me një përdorim.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e procesit, teksa deklaron se është një konkretizim tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes.

“MIRËMËNGJES – dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare – ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim – si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë”,shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks