Nga kjo e hënë nisi ndarja e bonusit të pranverës për pensionistët. Në total janë 730 mijë përfitues.

Në sportelet e Postës Shqiptare, pensionistët që kanë tërhequr pensionin e muajit, nga kjo fillim jave kanë mundësi të marrin edhe bonusin.

10 mijë lekë do të marrin ata që e kanë pensionin deri në 20 mijë lekë në muaj, ndërsa ata që e kanë pensionin mbi 20 mijë lekë do të marrin një bonus që arrin në 5 mijë lekë.

Kjo është hera e parë që qeveria shpërndan një bonus në pranverë, pasi deri më tani ato janë ndarë vetëm në fund të vitit.

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se ky shpërblim do të lidhet me performancën ekonomike. Sa më e mirë të jetë ecuria ekonomike dhe mbledhja e të ardhurave, aq më e lartë është mundësia që bonusi i pranverës të zyrtarizohet në një shpërblim të përhershëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu