Nis procesi i Primareve në PD, do të caktohen deputetët kandidatë për zgjedhjet e 11 Majit

Partia Demokratike ka nisur të zhvillojë zgjedhjet e saj primare në 12 qarqet e vendit.

Nga këto zgjedhje, do të zbulohet dhe lista e kandidatëve të saj që do të shkojnë në listat e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Votimi nisi në orën 08:00 dhe mbyllet në orën 18:00.

Ndërsa mënyra e votimit është një anëtar, një votë. Pothuajse i gjithë grupi parlamentar aktual ka hyrë në procesin e primareve, me përjashtim të deputetëve të Shkodrës, Helidon Bushati dhe Emilia Koliqi, si dhe deputetit të Durrësit, Ferdinand Xhaferi. Në Shkodër janë 31 kandidatë në garë ndërsa kanë të drejtë vote mbi 5 mijë antarë.

Latest articles

Related articles

spot_img
Enable Notifications OK No thanks