Një kampionat i veçantë europian dhe që për herë të parë organizohet në Shqipëri, po mbahet në qytetin e Shkodrës. Kompeticioni që bën bashkë 17 shtete europiane në minifutboll, ka për protagonistë priftërinjtë e këtyre vendeve. Edicioni i 16-të u zgjodh të mbahej në qytetin simbol të harmonisë fetare në Shqipëri dhe mirëseardhja ju urua përmes një meshe të mbajtur në katedralen e Shkodrës, pikërisht në këtë vend ku 57 vite më parë regjimi komunist me ndalimin e fesë e ktheu në pallat sporti. E sot që liria e besimit egziston, ajo pret mbi 220 priftërinj nga europa.
Presidenti i federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka tha se kjo nuk është thjeshtë një garë por shumë më shumë se kaq.
Përpara nisjes së kompeticionit, ata panë nga afër xhaminë Ebu Beker, muzeun Marubi dhe vendin e dëshmisë dhe kujtesës, duke u njohur me traditat dhe historinë e Shqipërisë.
Johann Wurzer, përfaqësues i kombëtares austriake të priftërinjve
“Jemi shumë të lumtur që gjendemi në Shkodër. Përfaqësoj kombëtaren e Austrisë të priftërinjve dhe këtë kampionat e kemi organizuar në vitin 2000 në Austri. Është hera e parë për mua në Shqipëri por sigurisht nuk do të jetë e fundit. Dëgjova për harmoninë fetare këtu në Shkodër dhe është shumë e rëndësishme që të ketë komunikim të mirë mes besimeve të ndryshme. Sa i përket kampionatit që po zhvillohet ndjehemi shumë mirë sepse sporti është i bukur dhe i bashkon njerëzit”.
Man Vasile Gabriel, klerik nga Rumania
“Hera e parë në Shqipëri, një vend shumë i bukur. Jam i impresionuar nga vizita në xhami dhe harmonia fetare këtu. E kisha njohur vendin tuaj vec nga disa futbollist që luajnë në Rumani”.
Peter Palovcik, klerik nga Slovakia
“Jemi një grup i ardhur nga Sllokavia. Jemi prej 13 vitesh pjesmarrës në këtë kampionat dhe sot gjendemi në Shqipëri, e cila po na pëlqen shumë. Jemi të surprizuar nga bukuria e Shkodrës, një qytet europian. Pastaj harmonia fetare ishte një diçka e re dhe që sot më shumë se kurrë na duhet, pasi tek ne edhe të krishterët nuk jetojnë kaq në paqe. Shembull që do të duhet ta përhapim, dëshmi shumë e bukur”.
Ndeshja e parë mes Shqipërisë dhe Kroacisë, përfundoi me fitoren e miqve me rezultatin 2-0. Por përtej rezultatit klerikët shqiptarë ndjehen mirë që sivjet presin në vendin e tyre këtë kompeticion.
Mark Shtjefni, klerik
Kompeticioni në fjalë do të mbyllet me 9 shkurt, ku do të shpallen fituesit dhe më pas vendi mikpritës i edicionit të 2025-es.
Ballina Aktualitet Nis në Shkodër europiani i priftërinjve. Jo vetëm ndeshje emocionuese por edhe...






