Pak javë pas zyrtarizimit të tij nga papa Françesku, imzot Giovanni Peragine kremtoi meshën e tij të parë si Ipeshkëv kuaditor i Shkodrës. Në katedralen e “Shën Shtjefnit” u lexua dekreti i atit të shenjtë, që në mënyrë simbolike ju dorëzua nga nunci apostolik në vendin tonë, imzot Luigi Bonazzi.

Emocionet e këtij kremtimi ishin të pashmangshme për ipeshkëvin e ri, i cili ka drejtuar në këto vite nunciaturën apostolike të Jugut.

Ashtu si në shkrimin e shenjtë të kësaj të diele, edhe në fjalën e tij, ipeshkëvi Peragine zgjodhi të përcjellë mesazhe që lidhen me jetën aktuale të dioqezës, por edhe në një kontekst më të gjërë.

Tashmë kisha katolike në Shkodër do të udhëhiqet nga arqipeshkëvi imzot Angelo Massafra dhe ai kuaditor Peragine, deri në dorëzimin përfundimtar të detyrës që pritet të bëhet brenda këtij viti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu