“Kam gjak italian,por padyshim kam zemër shqiptare, sepse e dua këtë tokë”
Ishin këto fjalët e para që zgjodhi t’i drejtohet klerikëve dhe besimtarëve, arqipeshkëvi i ri i Shkodër – Pult, Giovanni Peragine. Me dekret të Papa Françeskut, nga kjo e mërkurë ai mori drejtimin e kishës katolike të veriut, duke zëvëndësuar Angelo Massafrën, i cili mbylli shërbimin 31 vjeçar në Shqipëri.
Dialogu me komunitetet e tjera fetare dhe bashkëpunimi me autoritetet civile, ishte një tjetër pikë që preku në fjalën e tij, arqipeshkëvi i ri.
Në përshëndetjen e tij të fundit, Angelo Massafra zgjodhi këto fjalë për grigjën që i shërbeu për më shumë se 3 dekada.
Angelo Massafra, arqipeshkëv
Giovanni Peragine mbërriti si misionar në Shqipëri në vitin 1998, ku shërbeu në famullinë e Shën Nikollit në Milot. Nga viti 2008 – deri në vitin 2017 shërbeu si Kryetar i Konferencës Shqiptare të Eprorëve të Mëdhenj. Nga viti 2009 deri në 2012, Vikar provincial i Provincës qendrore-jugore të Etërve Barnabitë. Nga viti 2009 deri në vitin 2018, Kryetar i Bashkimit të Konferencave Evropiane të Eprorëve të Mëdhenj. Në vitin 2017 qe emëruar nga Papa Françesku Administratori Apostolik i Shqipërisë së Jugut. Aktualisht është Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare.