Me jaret shkodrane në një oborr karakteristik si ai objektit monument kulture, kulla e Sahatit të Inglizit, nisi edicioni i shtatë i festivalit “Za Fest”.
“Za Fest” është një thirrje për rikthimin e vlerave të vërteta artistike thotë drejtuesi i festivalit Vlashent Sata i cili ndër të tjera tregon se sfidat për muzikën e vërtetë janë të mëdha, prandaj aktivitete të tilla nevojiten sa më shumë të mbështeten e zhvillohen kudo në Shqipëri…
Në natën e parë gazetari Marin Mema dha disa mesazhe për publikun e pranishëm duke kërkuar që shqiptarët të krijojnë një lidhje të fortë me Kombin e tyre si e vetmja mënyrë për t’u zhvilluar…
Edicioni i 7-të i festivalit “Za Fest” do të vijojë edhe me dy netë të tjera në kalanë “Rozafa” me artistë shqiptarë të përzgjedhur për të sjellë tek publiku traditat e hershme kulturës shqiptare por edhe artistë të huaj për të identifikuar shijet e vërteta muzikore. Ky aktivitet vjen me mbështetjen e ministrisë së kulturës dhe një sërë institucionesh.