Reshjet e borës kanë zbardhur zonat malore të qarkut Shkodër. Manteli I bardhë veshi zonat turistike në Theth dhe Dukagjin, duke shënuar kështu borën e parë të këtij viti. ARRSH ka bërë me dije se grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren për ta mbajtur hapur dhe lehtësisht të kalueshëm këtë aks për banorët e zonës por dhe për turistët alpinë që zgjedhin të vizitojnë këtë zonë turistike.
Pritet që fundjava të shënojë bum vizitorësh ndikuar edhe nga ky fakt, ndërkohë që kërkohet gatishmëri nga autoritetet vendore për të mbajtur rrugët të kalueshme pa probleme, si dhe nga OSHEE që të sigurohet furnizimi me ujë.