Një 85-vjetorin e ditës së lindjes, Mario zgjodhi që t’i realizonte një portret gjyshes së tij Terezes, e më këtë jo vetëm e gëzoi atë vetë, por edhe rrëmbeu edhe zemrat e publikut duke e bërë atë fitues të çmimit të parë në Ministrinë e Arsimit. Një portret, i cili ndërthurje mes talentit, traditës dhe dashurisë ndaj gjyshes, e jo më kot fitoi çmimin e parë të konkursit për 28-29 nëntor.
Gjyshja së bashku me nipin, Mario u ftuan nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila tha se meriton një falënderim të veçantë.
Postimi i Ministres Evis Kushi:
Njihuni me nënë Terezën nga Bushati i Shkodrës, gjyshja që ka fituar zemrat tona me portretin fisnik, të punuar me mjeshtëri nga nipi i saj Mario 14-vjeçar, të cilin e ka frymëzuar të shprehë në një pikturë mahnitëse talentin e tij të rrallë, traditat shekullore të vendlindjes, e mbi të gjitha dashurinë për gjyshen.
Ajo është një nënë e madhe dhe e fortë, me 13 fëmijë dhe 28 nipër e mbesa, e që së bashku me prindërit e Marios i ofrojnë atij të gjithë mbështetjen e duhur për të ushtruar dhe zhvilluar talentin.
Krenare për Marion dhe shumë të tjerë si ai në të gjithë Shqipërinë, që na e mbushin zemrën plot optimizëm dhe na motivojnë çdo ditë e më shumë, mua dhe të gjithë mësuesit anembanë vendit në misionin tonë të përbashkët. Ky konkurs “Shqipëria Ime 2022” u bë me qëllim promovimin më të veçantë Shqipërisë sonë të bukur në muajin e festave të nëntorit, duke përcjellë vlerat më të larta të atdhedashurisë, krenarisë kombëtare, figurave dhe simboleve tona më të dashura, si dhe ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e popullit tonë. Këto janë çmimet sipas vlerësimit të publikut (përmes pëlqimeve reale) për tre albumet e publikuara sipas grupmoshave të klasave 1-5, 6-9 dhe 10-12. Së shpejti, këto piktura dhe të gjitha pikturat e tjera finaliste në të treja albumet do të ekspozohen në një ekspozitë të veçantë.






