Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku nëna 58-vjeçare ka qëlluar me armë zjarri djalin e saj 15-vjeçar dhe më pas është vetëvrarë.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Vago di Lavagno, rreth 10 kilometra larg Veronas, rreth orës 14:30. Sipas prokurorisë Alessandra Spiazzi ka qëlluar në shtëpi djalin e saj në kokë, i cili mbeti i plagosur, por në gjendje shumë të rëndë, ndërsa nëna humbi jetën. Sipas mediave vendase ajo vuante prej kohësh nga probleme shëndetësore.

Në shtëpi ndodheshin vetëm ata të dy. Alarmi u ngrit nga babai i të miturit, i cili lajmëroi autoritetet. Fqinjët kanë dëgjuar britma që vinin nga shtëpia e Feltre, duke vënë re se diçka nuk po shkonte mirë. Më pas u dëgjuan dy të shtëna, ku nënë e bir ranë në tokë.

Burri 50-vjeçar i gruas, u zbulua se nuk ishte i përfshirë në ngjarjen që tronditi shtetin fqinj. Në vendngjarje u gjet dhe sekuestrua një armë, e cila më parë ishte në pronësi të babait të ndjerë të gruas, i cili ka ndërruar jetë pak kohë më parë, dhe hetimet për rastin janë duke u zhvilluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu